Dalin pagat për mësimdhënësit grevistë

Pagat për mësimdhënësit grevistë janë ekzekutuar ditën e sotme.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
”Po e konfirmoj. Kanë nis me iu dal pagat në gjirollogari”, tha Ibrahimi.
Çështja e pagave të mësimdhënësve ka hapur një debat të madh mes Qeverisë dhe SBASHK./IndeksOnline/