Dalin pamjet pas sulmit ndaj Spitalit al-Shifa në Gaza nga ushtria izraelite

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e parë që pretendohet se është filmuar në spitalin al-Shifa, spitalin më të madh në Rripin e Gazës, brenda të cilit është futur ushtria izraelite.
Sipas dëshmitarëve që gjenden në spital, ata thanë për BBC se tanket dhe njësitë elitare të izraelitëve janë futur në njësinë kryesor – pra atë të emergjencës.
E nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur se pacientët duhet të mbrohen.
“Nuk duam të shohim shkëmbim zjarri në spital”, është dhënë nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.
Personi që postoi videon në rrjetin social X, pretendon se ushtarët izraelitë kanë shtënë me armë brenda spitalit.
Qindra staf dhe pacientë janë brenda Al-Shifa, sipas raporteve më të fundit, së bashku me disa mijëra njerëz që kërkuan strehim nga ofensiva e Izraelit. Spitalet janë të mbrojtura në kohë lufte sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, por Izraeli tha përmes një deklarate se “përdorimi i vazhdueshëm ushtarak i spitalit Shifa nga Hamas rrezikon statusin e tij të mbrojtur”.
Por ushtria izraelite ka “arsyetuar” këtë sulm me pretendim se në spital mund të ketë terorist të Hamasit.
Where is the conscience of the world..?!!
— Faten Abd El_Rahman (@FatenAb16089994) November 15, 2023
The deadly terrorist Israeli army stormed Al-Shifa Hospital and opened fire randomly inside the hospital
Save Al-Quds Hospital
Save Al-Shifa Hospital#أنقذوا_مستشفى_الشفاء pic.twitter.com/X3xqfp0Dj2