Dalja në zgjedhje më e ulët, kërkohet mobilizim nga qytetarët që të përdorin të drejtën e tyre

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
12:20– Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në këtë kohë kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë.
Derisa Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen më të madhe në votime.
Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.