Detaje nga aksidenti i rëndë në Klinë, dy shtatzëna e disa fëmijë në mesin e të lënduarve

Sonte ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Grabanicë të Klinës.
Si pasojë janë lënduar 16 persona, ka konfirmuar Policia.
Bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve nga aksidenti mes katër veturave janë edhe dy gra shtatzëna.
Po ashtu të lënduar rëndë janë edhe 5-6 fëmijë, por jashtë rrezikut për jetë.