Enver Hoxhaj beson se vizat hiqen pas zgjedhjeve në Francë

Lajmet pozitive për heqje të vizave, sipas ish ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të vijnë, pasi të përfundojnë zgjedhjet në Francë, që do të mbahen në fund të muajit të ardhshëm.

“Jam më se i sigurt se sapo të përfundojnë zgjedhjet në Francë, do të ndodh një vendim”.

Deputeti i PDK-së, foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi, për të cilin tha se është në një qorrsokak.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të duhej ta sjellë një platformë në Kuvend se çka mund të arrihet në dialog, dhe qeveria në krye me Albin Kurtin ka hequr dorë nga politika e jashtme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.