Djalë hasreti, 23-vjeçari nga Podujeva që vdiq në aksidentin në Shkup

Mbrëmë pas mesnate në autostradën në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka vdekur shoferi nga Kosova.

Mësohet se viktima është 23-vjeçari nga Podujeva, Herolind Çitaku, raporton Indeksonline.I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, kanë bërë të ditur familjarët.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore në Shkup.
Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.