Një vajzë ther me thikë një 15-vjeçar në Obiliq

Një 15 vjeçar është therur me thikë në Obiliq. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën që ka therur 15 vjeçarin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuaren, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.