Djali kanos me vrasje prindërit në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Petrovë të Prizrenit.
I njëjti ka kanosur me vrasje prindërit e tij dhe ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rastin në polici e kanë lajmëruar prindërit e të dyshuarit.