Shaqir Totaj nënshkruan memorandum me Zef Shala nga Shoqata “Nëna Tereze”

Sot prita në takim drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Humanitare Bëmirëse në Kosovë ”Nëna Terezë”, Zef Shala, me të cilin biseduam për projektet që kjo shoqatë i ofron dhe implementon, për të ndihmuar qytetarët në nevojë. Poashtu, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Shoqatës Humanitare Bëmirëse në Kosovë ”Nëna Terezë” dhe Komunës së Prizrenit.

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është përkrahja e përbashkët nga palët për personat e moshuar dhe të vetmuar, të efektuar edhe nga pandemia COVID-19, të cilët jetojnë në qytet apo në zonat rurale, me fokus gratë e të gjitha komuniteteve, që i takojnë grupeve të marxhinalizuara në shoqëri, ka shkruar kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.