Drejtori i ri i policisë e nis punën duke vizituar Prekazin
![Drejtori i ri i policisë e nis punën duke vizituar Prekazin](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/03/FB_IMG_1678818133905.jpg)
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të PK-së, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari./Indeksonline