Dua Hatme dhe program për nder të muajit të Ramazanit në Han të Elezit

Për nder të ardhjes së muajit të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame- Hani i Elezit ka organizuar program festiv dhe Dua të Hatmës në Shtëpinë e Kulturës.
43 nxënëse u çertifikuan pasi me sukses kishin arritur të përfundonin leximin e tërësishëm të Kuranit.
Mualimja Xhevrije Vila uroj dhe përgëzoi nxënëset për këtë arritje.
Në këtë organizim u ligjërua rreth rëndësisë së mësimeve fetare nga udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vaxhide Bunjaku.
Programi u begatua me shumë pika artisike si ilahi, monolog e dramë të përgaditura nga nxënësit e mësim-besimit.
Për të ndjekur këtë program kishte interesim të madh të pjesmarrësve e poashtu nga gratë e profileve të ndryshme si nga komuna e Hanit të Elezit, pjestare të policisë, profesoresha, doktoresha e nga shoqëria civile.