Dy të vdekur pas aksidentit të rëndë në rrugën Prishtinë- Podujevë

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.


“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje. Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janëë duke u marrë me rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.