E rëndë: Rrufeja mbyt një person në një gurthyes në Rahovec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Zatriq të Rahovecit, ku dy persona janë goditur nga rrufeja dhe si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se personi që vdiq ka qenë duke punuar në një gurthyes në momentin që rrufeja e goditi atë dhe kolegun e tij.

I ndjeri është dërguar fillimisht për trajtim në QKMF-në e Malishevë, e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij nga mjekët.

Ndërsa personi tjetër që mbijetoi është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.