Edhe sot ka vazhduar aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve – Sektori Komunal, për largimin e pengesave, mallrave të ndryshme dhe reklamave të vendosura pa leje në hapësira publike nga qytetarët e pronarët e bizneseve

Në rrugët “Adem Jashari”, “Rifat Krasniqi”, “Shkelzen Dragaj”, “Nijazi Gashi” dhe “Fehmi Lladrovci” në Prizren, ka vazhduar aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve – Sektori Komunal për largimin e pengesave dhe reklamave të vendosura në hapësira publike pa leje të organeve kompetente komunale.

📌Ky aksion do të zhvillohet edhe në pjesë të tjera të qytetit, ka shkruar Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.