Edmond Hoxha: Mos mbajtja e seancave në Komunën e Prizrenit konsideroj se është shumë e dëmshme për Prizrenin

Mos mbajtja e seancave të planifikuara mujore të Asamblesë Komunale në Komunën e Prizrenit për dy muaj me rradhë, konsideroj se është shumë e dëmshme për Prizrenin.
Në këtë rast pushteti do të duhej të tejkalonte arrogancën duke ofruar frymë bashkëpunimi në asamblenë komunale, e jo të shfrytëzoj metoda klandestine duke piketuar asambleistë të cilët nuk i përgjigjen as subjektit politik e aq më pak qytetarëve.
Do të shkonte në favor të qytetarëve krijimi i një klime besimi dhe fillimi i mbajtjës normale të seancave të asamblesë komunale të Prizrenit, ka shkruar ish drejtori Edmond Hoxha në rrjetin e tij social.