Emisari britanik Stuart Peach takon presidenten Osmani

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Sir Stuart Peach, i dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor ka filluar takimin edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani. Takimi do të zhvillohet i mbyllur për media ndërsa pas tij do të ketë vetëm komunikatë për media. Peach para takimit me Osmanin, ai ka zhvilluar një takim të mbyllur edhe me kryeministrin Albin Kurti.Kjo është vizita e parë e Sir Stuart Peach në Kosovë. Ai në dhjetor të vitit të kaluar është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Përpara se të merrte këtë pozitë, Peach ka qenë shef i i cili mban titullin “Sir” e ka marrë detyrën e re pas dorëheqjes nga detyra ka qenë shef Komitetit ushtarak të NATO-s, pozitë të cilën e ka mbajtur nga viti 2018. Ai ka qenë edhe komandant Ajror në Shtabin e KFOR-it (NATO) në Kosovë dhe zëvendëskëshilltar i lartë ushtarak britanik në Komandën Qendrore të Shtabit të SHBA-së në vitet 2001-2002.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.