Erdogani thotë se Izraeli duhet të gjykohet për “krime lufte” në Gazë



Gjatë një bisede telefonike para takimit të Këshillit të Sigurimit për Gazën të planifikuar për të mërkurën, Erdogan dhe Guterres biseduan “për pritjet e komunitetet ndërkombëtar në lidhje me sulmet e jashtëligjshme të Izraelit”, për qasjen në ndihma humanitare në Gazë dhe për përpjekjet për një paqe afatgjate, tha Presidenca turke. “Presidenti Erdogan tha gjatë bisedës telefonike se Izraeli po vazhdon paturpësisht t’i shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe ligjin humanitar ndërkombëtar duke e shikuar në sy komitetin ndërkombëtar dhe se duhet të mbahet përgjegjës për krimet që i ka kryer para ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Turqia e ka kritikuar ashpër luftën e Izraelit në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të mundësuar mbajtjen e bisedimeve për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit të gjerë izraelito-palestinez. Erdogani i ka quajtur gjenocid sulmet e Izraelit në Gazë. Izraeli i ka mohuar akuzat dhe thotë se lufta e tij në Gazë është vetëmbrojtje kundër një armiku të përbetuar për shkatërrimin e tij./ REL

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.