Eskalon situata/ Protestuesit hyjnë në oborrin e Qeverisë dhe tentojnë të futen brenda

Ka eskaluar protesta e organizuar nga PSD kundër shtrenjtimit të rrymës.
Protestuesit ia kanë mësyrë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke tentuar të thyejnë kordonin e Policisë së Kosovës për tu futur brenda në ndërtesë.
Ata po brohorasin “Poshtë Qeveria Kurti”, “Me hajna me hajna nuk ka shtet”. Në anën tjetër organizatorët e protestës po bëjnë thirrje për protest paqësore.