Flet shqiptari i ushtrisë ukrainase “U bombarduam por jam mirë dhe gjallë…”

Shqiptari Emanuel Bazanji, i cili tërësisht vullnetarisht, përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit, ka folur për Top Channel.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Më tej Emanueli na tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Biseda jonë në Whats Up, thotë gazetari Muhamed Veliu, nuk mund të vazhdojë.


Emanueli thotë se i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

Sipas burimeve inteligjente ukrainase të cituara nga gazeta Ukrainska Pravda, mësymja ushtarake ruse, për të pushtuar Kievin konsiston në shkatërrimin e pikave mbrojtëse në hyrje të kryeqytetit, marrja nën kontroll e aeroportit, shkatërrimi transmetuesve të energjisë elektrike duke shkaktuar panik, sulm masiv kibernetik në të gjitha faqet ‘online’ qeveritare, bllokim autostradave për mos lejimin e kalimit të refugjatëve të luftës dhe forcave tokësore ushtarake ukrainase.

Objektivi kryesor i sulmit rus është vënia nën kontroll e godinave qeveritare.

Ndërsa objekti final dhe madhor për ushtrinë e Vladimir Putim ka të bëjë me kapjen e udhëheqësve të Ukrainës dhe detyrimi i tyre mes forcës në nënshkrimin e një marrëveshje paqeje duke ndarë Ukrainën në dy pjesë sipas modelit Gjerman Lindje-Perëndim.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.