Kryetari Shaqir Totaj pret Kryegjyshin Botëror Bektashian Edmond Brahimaj

Kishim kënaqësinë e veçantë që sot të prisnim në zyret tona, Kryegjyshin Botëror Bektashian, Hirësinë e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili na nderoi me vizitën e tij në qytetin e Prizrenit.

Gjatë takimit diskutuam për Prizrenin, që konsiderohet në mbarë trojet shqiptare e më gjerë si djep kulturor e historik dhe është simbol i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare e shumë etnike.

Poashtu, ndamë me njëri- tjetrin këndvështrimet tona për Prizrenin dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit, duke konsideruar numrin e madh të monumenteve të rëndësishme kulturore dhe fetare që janë në qytetin tonë.

Të dyja palët ishim të të njejtit mendim se vendet tona, institucionet tona e mbi të gjitha ne si qenie njerëzore duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë mirësisë, bashkëpunimit, ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe lirisë së zgjedhjes të secilit qytetarë të vendeve tona, ka shkruajtur kryetari Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.