Franca kushtëzon liberalizimin e vizave me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS

Këshilli i Bashkimit Evropian ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Kërkesa u bë nga Franca e mbështetur prej të 4 shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës

Mirëpo, çfarë nënkuptojmë me ETIAS. Ky është një sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e saj.

Ky sistem është krejtësisht elektronik, që mundëson marrjen e informacioneve për banorët e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Zonën Schengen.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.