Fundjava në Prizren/ Policia shqiptoi 131 tiketa ndaj atyre që nuk respektuan masat kundër Covid-19

Gjatë ditëve të vikendit në datat 17/18 dhe 19 dhjetor 2021, duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.