Furrtarët duan ta shtrenjtojnë bukën, mullisët janë kundër

Ka paralajmërime se çmimi i bukës do të shkojë nga 50 në 60 centë. Kjo ka shqetësuar qytetarët të cilët thonë se jeta po u bëhet e vështirë. Furrtarët po arsyetohen se shtrenjtimit i produkteve të tjera e ka ndikuar në çmimin e bukës.

Venera Gërvalla – Fazliu nga Prishtina, çdo ditë furnizohet me bukë nga furrat e qytetit. Por, ajo ka filluar të shqetësohet për ngritjet e shpeshta të çmimeve, sidomos për shtrenjtimin e bukës, për të cilin thotë se është i papërballueshëm.
“Për asnjë qytetar të Kosovës nuk është e përballueshme është tej mase e ngritne e jo vetëm produktet e bukës”, tha ajo për RTK.
Se çmimi i bukës është i lartë, e thonë edhe të tjerët.

“I përballueshëm nuk është, por tash me jetu duhet me jetu pa tjetër. Për një pjesë të popullit, është edhe më shumë e papërballueshëm”, tha për RTK Arif Cernaveri, qytetar.

Ndërsa furrtarët paralajmërojnë edhe një ngritje tjetër të çmimit të bukës në ditët në vijim.
“Edhe na si biznes nuk mundemi me ia dal dot. Për momentin çmimi i bukës është 0.50 cent por që sigurisht pritet të ngritet nëse nuk ka ndonjë ulje”, tha Luljeta Çoçaj, furrtare.

Por, mullisët thonë se shtrenjtimi i bukës dhe produkteve tjera të miellit është e paarsyeshëm.
Bajram Selamni nga mulliri “Euro Ver”, nuk beson që ka arsyeje me u rrit çmimi i bukës kur çmimet e miellit vecse kanë fillu me rënë.

Ministria e Industrisë ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj furrtarëve që po i rritin çmimet e bukës.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.