Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka thënë se fëmijët e tij po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit.

Peci në një intervistë për Kanal 10 tha stigmatizimi i fëmijëve të tij në shkollë është gjëja që e ka prekur atë më së shumti.

“Më ka preokupuar edhe që dy fëmijët e mij në shkollë kanë filluar të stigmatizohen për shkak se kujt janë dhe cfarë mbiemri mbajnë. Kjo është pjesa që më ka prek. Ky raportim medial i shtyjnë shokët ë shoqët e fmijëve të mij t’i përqeshin fëmijët e mi”, tha Peci.

Ai e tregoi edhe prejardhjen e mbiemrit të tij.
“Mbiemri Peci është pjesë e nënfisit Shalë. Mbiemëri më i përdor në Mitrovicë është mbiemri Peci. Mbiemri Peci përfaqëson një rajon të tërë, këtë rast përfaqëson tri fshatëra, Boletinin Zhzhën dhe Rahovën. Realisht Pec ka qenë edhe Isa Boletini, Ahmet Selaci, e Ukshin Kovaçica, për me bo me dije se njerëzit që e mbajnë këtë mbiemër janë tepër krenarë” – tregoi ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.