Gashi: Ministria e Kulturës i paska nda 500 mijë € për ndërtimin e Qendrës Hebreje në Prizren Kosova është shtet tejet i varfër do të duhej ta bënte këtë shteti i pasur i Izraelit


Duke e lexu Raportin e Progresit mësova se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i paska nda 500 mijë € për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebreje, e cila do të shërbejë për të organizu ekspozita për historinë e hebrejve.

Pa diskutim, na duhet një qendër e tillë, por fillimisht na duhet një qendër e tillë për historinë tonë. Për më tej, Kosova është shtet tejet i varfër, prandaj financimin e Qendrës Kulturore Hebreje, e qe besa edhe të Qendrës Kulturore të Kosovës, do të duhej ta bënte shteti i pasur i Izraelit, ka shkruar Analisti Shkëlzen Gashi në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.