Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person i moshës rreth 39 vjeç sonte është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi thotë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke e hetuar një rast si vdekje. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, u shpreh Gashi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.