Gjobiten lëmoshë-kërkuesit në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor ne Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë-kërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona, ku njëri është nga Republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i Republikës së Kosovë me banim në Prizren e të cilët janë: L.K., e lindur me 1951 f/r/sh, e cila është hasur duke kërkuar lëmosh në rr. “Ekrem Rexha” në Prizren dhe S.K., e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmosh ne qendrën tregtare në Prizren.

Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Me vendim të lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është depërtuar në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetarët për bashkëpunim të mirë me policinë me qellim të parandalimit të kësaj dukurie.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.