Është ngritur aktakuzë ndaj M.D, i cili i kishte ofruar 10 euro ryshfet policit kufittar në Vërmicë që të mos veprojë në pajtim me detyrën zyrtare.

Me këtë ai dyshohet se ka kryer vepren penale “Dhënia e ryshfetit”.

Ai më datë 08.01.2022 rreth orës 00:15 minuta, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, në mënyrë tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar përkatësisht policit kufitar A.Sh., që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, me kamionetën e tipit “Mercedes”, për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi nuk kishte autorizim të vulosur për drejtimin e kamionetës nga pronari M.Th., nga fshati Shkarashnik-Malishevë.

I akuzuari i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar policisë kufitare ku në mes të dokumenteve në lejen e qarkullimit të automjetit kishte vendosur 10 euro ryshfet për policin kufitar i cili ishte në detyrë, njofton Prokuroria e Prizrenit.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.