Gjobiten tetë furra buke me nga 400 euro në Skënderaj

Tetë furra të bukës në Skënderaj janë gjobitur me nga 400 euro të dielën nga Drejtoria e Inspekcionit.Përmes njoftimit, Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se ato janë gjobitur për shkak se nuk kanë përmbushur një varg kriteresh sa i përket veprimtarisë së tyre.Sipas njoftimit, pronarët e furrave nuk kanë vendosur peshën e duhur të bukës si dhe nuk kanë paraqitur para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike.

“Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.