Glauk Konjufca rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Ajo tha se kjo është arsyeja që Konjufca po mungon sot në seancën ku pritet votimi i rezolutës për pagat në sektorin publik.