Tahiri: Ja pafshi qykën e hajrit ngritjes se çmimit të energjisë

Në seancën e sotme të Kuvendit ka dështuar të votohet draft-rezoluta e propozuar nga PDK-ja në Kuvend kundër rritjes së çmimeve të faturave të energjisë elektrike.

Në këtë seancë Besnik Tahiri nga AAK bëri thirrje që të diskutojnë lidhur me krizën energjetike
.
“Është pa përgjgjësi totale dhe ikje nga besimi qytetar, është një situataë e rëndë, thërras që të ulemi të bëhët një koncesus për ndryshe ju si qeveri ja pafshi qyken e hajrit rritjë së çmimit të energjisë”, tha Tahiri.

Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.