Grabitja në Suharekë: I dyshuari i tretë lirohet në procedurë të rregullt
![Grabitja në Suharekë: I dyshuari i tretë lirohet në procedurë të rregullt](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/11/FB_IMG_1701081593824.jpg)
Personi i tretë i cili u arrestua gjatë së dieles si i dyshuar për rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.
Kjo u konfirmua për Klankosova nga prokurorja Ervehe Gashi.
Ajo tha se nuk ka dyshim të bazuar për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij personit.
Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit më 25 nëntor.