Grabitje në rrugën Prishtinë-Gjilan, dyshohet se sulmuan veturën që transportonte para

Një grabije ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas një dëshmitari të rastit, një veturë e cila po transportonte para është sulmuar nga disa persona.

Ende nuk dihet nëse të dyshuarit kanë arritur të grabisin paratë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i cili po merret me rastin.

Kurse, njëri shirit i rrugës Prishtinë-Gjilan është bllokuar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.