Gruaja rrah burrin në Gjakovë
![Gruaja rrah burrin në Gjakovë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/01/IMG-20220119-WA0002.jpg)
Një grua në Gjakovë e ka rrahur burrin e saj, viktimës më pas i është ofruar trajtim mjekësor.
“Gjakovë, 14.01.2022 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, bashkëshortin e saj. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit dhe me rekomandim të mjekut, për shkak të problemeve psikike e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës dhe është në sigurim nga zyrtarët policor.