“Grupi i Kumanovës” reagon pas deklaratave të sotme në Kuvendin e Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar dhe është kërkuar nga disa deputetët që pjesëtaret e “Grupit të Kumanovës” duhet të kthehen për vuajtur dënimet në Kosovë.

E pas kësaj kanë reaguar “Grupi i Kumanovës përmes një njoftimi të postuar nga Islam Qërimi, i cili është vëllai i Mirsad Qerimit, njërit nga pjesëtaret e këtij grupi.

Në reagimin e tyre thuhet se asnjëherë nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë plan që të kërkojnë për të vuajtur dënimin në Kosovë.

“Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara”, thuhet ndër të tjera në reagimin e këtij grupi.

Reagimi i plotë:

Reagim Publik

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që gjendën në Burgjet e Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin e Kumanovës!

Reagim lidhur me kërkesat/deklaratat nga shumë Deputetë/Politikanë apo edhe persona tjerë, se pjestaret e “Grupit të Kumanovës” duhet të kthehet për të vuajtur denimet në Kosovë. Ju informojmë që ne asnjëhere nuk kemi kërkuar, as nuk kemi plan që të kërkojmë një gjë të till!

Përderisa rasti është në Procedurë në Gjykatën Supreme, dhe këto javët në vijim pritet vendimi. Kërkesat tona janë të qarta të kthehet rasti në Rigjykim në shkallë të parë dhe të heken termat “Terrorizëm” dhe “Grup Terrorist” pasi që janë të pa bazë dhe të pa argumentuara!

Ne do të kërkojmë drejtësi deri në Instancat më të larta ndërkombëtare deri në shtjerrjen e të gjitha mjeteve ligjore.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.