Kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ për bartjen e shamisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, përmes një postimi në Instagram ka kërkuar të lejohet bartja e shamisë, sikur që ka kërkuar të mos urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.

Sipas saj, “detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “I privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”.

“Pra, problemi kryesor me të cilin ballafaqohemi në Kosovë është se kufizimi i lirisë së vajzave për të mbajtur shaminë në shkollat publike bazohet në akt nënligjor (Udhëzim Administrativ) dhe jo në LIGJ, dhe kjo pa diskutim dëshmon për një kufizim arbitrar, të paligjshëm dhe antikushtetues”, shprehet deputetja.

Ajo thotë se neni 3, pika 1.13 e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it 06/2014 është i paligjshëm dhe antikushtetues,

“MASHT-i, duke i tejkaluar kompetencat e veta, ka marrë përsipër një pjesë të funksioneve të pushtetit legjislativ (Kuvendit), duke i dhënë vetes të drejtën që me akt nënligjor, përkatësisht me udhëzim administrativ, të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese”, është shprehur ajo.

Siq dihet ky udhëzim administrativ është fuqizuar në kohën e ish Ministrit të Arsimit Enver Hoxhaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.