HAPET APLIKIMI PËR SHTESËN PREJ 100 EURO PËR STUDENTËT

Këshilli studentor i Fakultetit Juridik ka njoftuar se është hapur formulari për subvencionimin e studentëve me 100 euro.

Studentët mund të aplikojnë për shtesat në këtë link:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/32

Kujtojmë se ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

HAPET FORMULARI I APLIKIMIT PËR SUBVENCIONIM TË STUDENTËVE ME 100 EURO

Të nderuar studentë,

Ju informojmë se është hapur formulari i aplikimit në e-kosova për subvencionim të studentëve me nga 100 € në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32
Suksese!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.