Haradinaj i uron ditëlindjen Papa Françeskut: Ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Papa Françeskun në 86 vjetorin e tij të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kërkoi nga Papa Françesku që Vatikani ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Urime për 86 – vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë! At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t’i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë. Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.