Në heshtje dhe larg atdheut i jipet lamtumira e fundit në Norvegji kosovarit Artan Zymberit i vdekur në burgun sërb

Sot në Haugesund të Norvegjisë iu dha lamtumira Artanit i cili vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Sremska Mitrovica, në Serbi.

Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare.

Artan Zymberaj nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica, në Serbi.

Dyshimet kryesore të familjes Zymberi janë se ai u mbyt në burg sepse mbante në gjoks tatuazh Adem Jasharin, e në kraharor Skënderbeun.

Me pikllim te thell njoftojm Miq Shok e Dashami se e pamja per djalin ton Artan Zymberi do te mbahet me daten 17.12.2022 e Shtunde, nga ora 10.00 deri ne oren 15.00.
E pamja ne Klubin e boshnjakve ne Haugesund.
Me Respekt Familja Zymberi, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.