Haxhiu shqiptar nga Tirana, Sulejman Koloriu ndërron jetë në qytetin e bekuar të Medines

Haxhiu shqiptar Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë përgjatë pelegrinazhit në Medinë ku kishte shkuar në Medinë bashkë me një grup haxhijsh të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhë Ahmet Kalaja.

Postimi i plotë:

Të Zotit jemi edhe te Ai do të kthehemi.
Ndërron jetë pas haxhit në Medine të Resulullahit, haxhiu shqiptar banor i Tiranës Sulejman Koloriu.
I mirë i omël e dha shpirtin në tokën profetike, i falet xhenazja në Xhaminë e Profetit as.
Ndërsa në mungesë do i falet te Xhamia e Medresë sot në orën 17:00.
Qofsh ashtu siç tha Muhamedi, Profeti i Zotit (Bekimet e Tij qofshin mbi të): ” Kush varroset në El Bekia prej besimtarëve do të jem për të deshmues edhe ndërmjetsues ditën e Kijametit”.
Qofsh i xhenetit o vlla, o haxhi!
Qoftë varri yt kopësht xheneti!
Na takoftë Allahu në Xhenet!
Amin!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.