Hidroregjioni Jugor intervenon pas rrjedhjes së ujit në lagjen e Nën Kalasë i cili u shkaktua pas ndërprerjes së energjisë elektrike



Konsumatorë të nderuar. Pas informacione te marra sot në mëngjes, për rrjedhjet e ujit në lagjen e Nën Kalasë, ekipet tona të kujdestarisë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas verifikimit të gjendjes, është konstatuar që kjo rrjedhje është shkaktuar si pasojë e kapërderdhjes së rezervuarit të ujit të pijes që gjendet në Kala. Nderprerja e energjisë elektrike (dje) ka ndikuar ne mos funksionimin e ndërprerjes automatike të kapërderdhjes së rezervuarit. Gjithsesi Kompania janë është e përkushtuar që përveç furnizimit të qëndrueshem me ujë të pijes, të ulë në maksimum edhe humbjet e ujit të pijes. Kjo natyrisht do të ndikojë edhe në uljen e shpenzimeve tona te prodhimit dhe energjisë elektrike.
Apelojmë tek qytetarët të ndajnë me ne te gjitha informacionet dhe shqetsimet e tyre! KRU ,,Hidroregjioni Jugor‘‘ është e angazhuar, me të gjitha kapacitetet ekzistuese, të jetë në çdo kohë në sherbim të qytetarëve!
Faleminderit për mirëkuptim!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.