Hoxha Osman Musliu: Kujdes…, O POLICË “O MILET” për një prekje apo fjali mund të dënoheni 30 ditë!

Hoxha Osman Musliu, ka reaguar në Facebook pas lajmeve se Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për personin që shtyu gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi.

Ai ka bërë thirrje ndaj “policëve” dhe “popullit” që të mos i prekin siç i ka quajtur ai gazetarët “klerikët modern”.

Hoxha gjithashtu ka bërë një postim se shkojnë në burg për një “prekje apo një fjali”.

“Kujdes…, O POLICË dhe “O MILET” mos i prekni “KLERIKET MODERN” sepse rrezkoheni me suspendim dhe me burg… per një prekje apo fjali 30 ditë!” – ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.