Hoxhë Husamedin Abazi falenderon deputetët të cilët nuk moren pjesë në votimin e ligjit për Fertilizim, “Ky veprim i tyre dëshmon pjekurinë e tyre politike dhe mbron identitetin tonë fetar e kombëtar”



Ju lumtë Deputetë!

Si hoxhë, falënderoj deputetët të cilët sot nuk morën pjesë në votimin e ligjit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor. Ky veprim i tyre dëshmon pjekurinë e tyre politike dhe në të njejtën kohë mbron identitetin tonë fetar e kombëtar, ku me breza është ruajtur trungu ynë familjar dhe shoqëria jonë në veçanti.
Kjo njëherit është dhurata më e çmuar e keëyre deputetëve për Mësuesit në Ditën e tyre, për Komandatin Adem Jashari dhe Jasharajt ne përfundim të Epopesë së UÇK-ës dhe për Besimtarët ne prag të muajit te bekuar Ramazan!

Qeveria është mirë të zbrapset nga ky ligj i cili mund të sjell shumë dëme në shoqërinë tonë, ka shkruar ai në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.