Identifikohen dy të miturit që dyshohet se vodhën 300 euro nga kutia e ndihmave në xhaminë në Kamenicë

Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë ua mësyjnë arkave të ndihmave, por ka raste kur kryhen edhe vjedhje të tjera. E një rast i tillë kishte ndodhur para gati dy javësh në xhaminë e fshatit Petrovc në Kamenicë , raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas një veprimeve hetimore të ndërmarra, Policia ka arritur që sot t’i arrestojë ata.

Sinjali mëson se dy të miturit dyshohet se kanë marrë nga kutia e ndihmave e vendosur brenda xhamisë para të gatshme në vlerë të 300 eurove.

Pas arrestimit ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku në prezencën e avokatit dhe të prindërve, kanë pranuar se kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.