Ilir Meta bën homazhe në Prekaz, pritet nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar sot në Prekaz për homazhe tek kulla e Jasharëve.Aty ai është pritur nga Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Jashari ka shkruar në Facebook lidhur me këtë vizitë të Metës.

Shkrimi i plotë:

Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz,
Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari.

Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!
Bashkë për historinë tonë të lavdishme!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.