Vdes në rrethana të dyshimta një femër në Prizren

Në apartamentin e saj është gjetur pa shenja jete një femër nga Prizreni.
Policia ka njoftuar se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë ndërsa deri më tani nuk dihet se kur kishte ndodhur vdekja./IndeksOnline/