IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor, qytetarët shprehen në mbrojtje të tij

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e rreshterit policor, pas ankesës së gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, gjatë protestës së djeshme në Prizren, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për rreshterin, Sali Elezkurtaj.

Incidenti ka ndodhur dje pas faljes së namazit të xhumasë në Prizren, ku është mbajtur një protestë në kundërshtim ndaj Dokufest-it ku disa persona kanë reaguar ndaj pyetjeve të gazetarit Krasniqi i cili më pasë ka denoncuar policët në fjalë për mos mbrojtje të tij.

Por pas publikimit të lajmit nga Sinjali shumë qytetarë kanë vërshuar me komente në mbrojtje të policëve duke e akuzuar se pikërisht gazetari në fjalë ka provokuar protestuesit në fjalë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.