Ish prokurori i Hagës Nice për sulmet në Gaza: Nëse paligjshmëria e urisë nuk ndiqet në gjykatë, ajo mund të gjendet në gjykatën e opinionit publik

Geoffrey Nice, prokuror i Gjykatës së Hagës thekson se thirrjet e autoriteteve izraelite drejtuar civilëve në Gaza që të largohen për të shmangur vuajtjet gjatë operacioneve ushtarake kundër grupit militant palestinez, Hamas, janë të papranueshme, sipas tij. Megjithëse theksoi se ky disktuim është hipotetik.

Bllokada totale e Rripit të Gazës nga forcat izraelite është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, thotë Geoffrey Nice, prokuror i Gjykatës së Hagës në procedurën kundër ish-presidentit të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Izraeli kritikoi një deklaratë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që akuzonte komisionarin e tij për të drejtat e njeriut për dështimin për të dënuar dhe etiketuar sulmin e Hamasit si terrorist. Cila është natyra ligjore e sulmit të Hamasit të shtunën, si dhe e marrjes së pengjeve në Gazë? U pyet Nice e si ekspert ligjor nuk deshi ta thotë direkt qëndrimin e tij por argumentet i shtroi ashtu që të nënkuptohen.

“Epo, nuk mendoj se është e përshtatshme për mua të karakterizoj këtë grup. Tashmë e kam bërë të qartë se sulmi i Hamasit ndaj civilëve dhe marrja peng e civilëve është qartësisht e paligjshme, krim lufte, dhe nëse ky rast do të vinte ndonjëherë në gjykatë, atëherë atyre do të mund t’iu duhej të përgjigjeshin për të.
Por, sigurisht, ne jetojmë në një botë të çuditshme, ku vlerësimet aktuale, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato në SHBA dhe ata që mbështesin SHBA-në, bëhen në një situatë ku Uashingtoni nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe bën gjithçka për t’iu mundësuar qytetarëve dhe ushtarëve të vet të mos përballen kurrë me këtë gjykatë. Po ashtu, edhe Izraeli. Pra, deri diku, ky debat interesant është vetëm në natyrë akademike. Nuk ka gjasa, siç janë gjërat për momentin, që të jetë e mundur që Izraeli apo Hamasi, për këto veprime të qarta kriminale, të gjenden ndonjëherë në gjykatë, edhe pse shumë në botë besojnë se duhet të përballen me drejtësinë. ”

U thellua edhe më shumë në këtë çështje të diskutimit ky kritikon këto dy shtete përsëri.

“Pse është kështu? Nuk ka dëshirë të vërtetë mes fuqive të mëdha, Amerikës dhe vendeve të tjera, Rusisë, Kinës dhe më pas vendeve më të vogla, edhe pse kanë nënshkruar Statutin e Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Por, ato vende të mëdha nuk duan të krijojnë një rend ligjor efektiv botëror. Pra, diskutimi mbi këto pika është interesant nga ana akademike. Dhe, nëse ndonjë pozicion i njërës apo tjetrës palë përfiton absolutisht në media, ose në mesin e politikanëve, ai mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm. Por, mbani mend, në thelb, në një farë mënyre po humbisni kohën tuaj nëse mendoni se këto gjëra do të sillen ndonjëherë në gjykatë.”

Ai u pyet nëse do të thotë kjo se rezoluta 2417 e OKB-së, e vitit 2018, e cila dënon më ashpër urinë si metodë lufte, është thjesht një shkronjë e vdekur në letër? Përsëri si një avokat i regjur shtjelloi hollësitë por u thellua edhe në politikë në këtë rast duke e hequr komplet mantelën e ekspertit ligjor dhe duke shkuar më larg në spekulim e thirrje publike mund të thuhet.

“Nuk është plotësisht boshe. Është një rezolutë shumë e rëndësishme, që tregon evolucionin në kuptimin ligjor të përdorimit të urisë. Por, për momentin, nuk është plotësisht e qartë nëse [sekretari amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, apo presidenti [i SHBA-së, Joe Biden], i thanë vërtet Izraelit se nuk do ta lejojnë atë të përdorë urinë [në Gazë]. Ata duket se i kanë dhënë Izraelit një dorë mjaft të hapur [carte blanche].Nëse paligjshmëria e urisë nuk ndiqet në gjykatë, ajo mund të gjendet në gjykatën e opinionit publik.”

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.