Ishin duke luajtur lojëra kompjuterike përfundojnë në spital pas përleshjes me thikë tre persona në një fshat të Prizrenit

Si pasojë e një perleshje, tre persona kanë mbetur të lënduar me thikë në Prizren.

Krejt kjo sic duket pas një zënke mes tyre në një lokal duke luajtur lojëra kompjuterike.

Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë). Ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 27 Tetor 2022, rreth orës 21:00, nga Stacionit Policor Prizren-veri është pranuar informata se në një lokacion në fshatin Malësi e re, Prizren ka një përleshje në mes të disa të rinjve.
Patrullat policore në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe në lokacionin e supozuar janë hasur disa persona të dyshuar.
Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe ka filluar hetimet lidhur me rastin.
Në mesin e të rinjve të përfshirë në konflikt, tre nga ata kishin marrë lëndime trupore të shkaktuar nga një mjet i prehtë (dyshohet thikë), ata janë dërguar në emergjencë në Prizren, pasi iu është dhënë ndihma e parë dy nga të lënduarit janë ndalë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa njëri nga ata është liruar.
Përleshja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit derisa të rinjtë ishin duke luajtura lojëra kompjuterike në një lokal aty afër.
Pasi që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, janë mbledhë provat dhe dëshmitë, si dhe janë intervistuar të dyshimtit , është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit katër nga të dyshuarve iu shqiptohet masa ndalim policor për 48 orë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.