Izraeli godet Gazën me sulme ajrore, 10 persona të vrarë duke përfshirë edhe një 5 vjeqare

Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 10 persona u vranë, duke përfshirë dhe një vajzë pesëvjeçare. Derisa të paktën 55 persona u plagosën dhe po trajtohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite.

Nga kati i shtatë i ndërtesës në qytetin e Gazës ka dalë tym. Ekipet e mbrojtjes civile shkuan në vendngjarje për të evakuuar njerëzit dhe për të shuar zjarrin e shkaktuar nga sulmi.

“Sapo ngrënëm drekë të premten dhe fëmijët e mi po luanin. Papritur një shpërthim i madh goditi kullën në të cilën jetojmë. Ne ikëm. Zhurma ishte masive. Ne ishim shumë të tronditur pasi vendi është plot me civilë. Pashë shumë viktima që u evakuuan,” tha një banor për Al Jazeera me rrobat e tij të mbuluara me gjak.

Autorja dhe aktivistja nga Gaza, Rana Shubair, e cila jeton në lagjen al-Remal në anën perëndimore të Rripit të Gazës, tha se dëgjoi “katër deri në pesë goditje të forta” kur Izraeli sulmoi “Kullën Palestina” aty pranë.

“Isha në gjumë dhe u zgjova duke vrapuar, duke pyetur veten se çfarë ndodhi,” tha Shubair.

“Kishte panik në zonë, njerëzit vraponin. Mund ta imagjinoni … sasinë e tmerrit që kjo shkaktoi për njerëzit që jetonin në ndërtesë,” shtoi ajo. “Kishte fëmijë që luanin… kjo ishte diçka vërtet e paparashikueshme për ne.”

Shpërthime të shumta mund të dëgjoheshin dhe shiheshin në të gjithë Gazën. Dronët izraelitë të zbulimit mund të dëgjoheshin të fluturonin mbi enklavën e rrethuar.

Sulmet goditën gjithashtu zonat jugore të Khan Younis dhe Rafah, si dhe lagjen al-Shuja’iya.

Si përgjigje e parë ndaj sulmit, mund të shiheshin raketa të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit teksa sistemi antiraketa “Kupolla e Hekurt” i Izraelit ndriçoi qiellin me shpërthime

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.